English

Resse stërvitet… për martesën

SHBA, 21 Mars NOA - Reese Witherspoon është duke u përgatitur, fizikisht, për martesën e saj të shumëpritur. Faktikisht aktorja amerikane ka në program dasmën e saj më datë 26 mars, me të fejuarin përkatës dhe agjentin e saj Jim Toth.

Biondja Reese, përkrah Robert Pattinson në “Si uji për elefantët” duket tepër e vendosur për të humbur disa kile te tepërta në fizikun e saj.

Me sa duket, aktorja në altar do të mbërrijë në formën më të mirë.

Në prag të moshës 35-vjeçare dhe me një martesë të dështuara mbi shpatulla, atë me Ryan Philippe, Witherspoon nuk ka ndërmend të lërë kohën të ikë, mbi të gjitha tani që është duke pushuar.

r.b/NOA

KOMENTE