Moskë, 21 mars 2011, NOA – Eliminimi fizik i kolonelit libian Muammar Gheddafi do të ishte një gabim për koalicionin ndërkombëtar. Kështu është shprehur sot në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, Sekretari amerikan për Mbrojtjen Robert Gates.
Nga Moska Gates bëri me dije se Shtete e Bashkuara të Amerikës do të zvogëlojnë së shpejti pjesëmarrjen e tyre në operacionet ushtarake kundër regjimit të Gheddafit në Libi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner hodhi poshtë sot nga Nju Jorku idenë se objektivi i sulmeve është largimi nga pushteti i kolonelit Gheddafi, duke theksuar se ndërhyrja ushtarake nisi për të mbrojtur popullin civil libian e jo për të mbështetur opozitën libiane.
mit/NOA