Tripoli, 21 mars, NOA – Rezidenca e kolonelit libian, Muamar Gadafi, është goditur dhe shkatërruar nga sulmet ajrore të fuqive perëndimore.
Lajmi është bërë me dije nga mediat e huaja, sipas të cilave, atje ishte vendosur komanda dhe qendra e kontrollit të forcave ushtarake të Libisë.
Ndërkaq, është vendosur edhe zona e ndalim-fluturimit , sipas sanksionit përkatës të miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo ka bërë që forcat e kolonel Gadafit të mos fluturojnë më.
Ndërkaq, aleatët nga ana e tyre hedhur poshtë edhe kritikat për viktima të shumta civile gjatë këtyre sulmeve.
n.e/NOA