Tiranë, 21 mars, NOA - Presidenti Bamir Topi ka deklaruar sot se riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një çështje që u përket partive politike dje jo institucionit që ai drejton. Kjo është përgjigja që ka dhënë kreu i shtetit në lidhje me kërkesat e PS-së për ndryshimin e kryetarit të këtij institucioni.
“Kjo është një çështje ekskluzive e partive politike. Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve, që është data 8 maj, ndërkohë që KQZ-ja është jashtë çdo lloj kompetence të institucionit të presidentit”, tha Topi.
Deklarata e kreut të shtetit u bë sot gjatë konferencës së dhënë për media me Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli. Kreu i shtetit theksoi se ka “bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje”.
a.k./NOA