Tiranë, 21 Mars 2011 NOA – Operacion policor në Tiranë, vetëm para pak çastesh është kryer arrestimi i tre punonjësve të Policisë Bashkiake të Tiranës.
Lajmin e konfirmojnë për agjencinë NOA, burime nga policia e kryeqytetit.
Ata thanë se arrestimi i tre policëve bashkiakë është bërë në akuzën e mitmarrjes, kryer në bashkëpunim dhe shpërdorim të detyrës.
Ende nuk konfirmohen emrat e të ndaluarve pasi operacioni po synon edhe arrestime të tjera, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.
e.t/NOA