English

Aksidenti i ministrit Vasili, plagosen 2 punonjës të ministrisë dhe 3 qytetarë

Elbasan, 22 mars 2011, NOA- (Update) Nga aksidenti i ndodhur me ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili dhe automjetin e tij, mësohet se kanë ngelur pesë të plagosur.

Fatmirësisht kreu i shëndetësisë shqiptare nuk ka pësuar dëmtime për shëndetin e tij, por punonjës të ministrisë janë lënduar.

Saktësohet se makina e ministrit është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe si rrjedhojë, të dëmtuar ka pasur edhe nga këta të fundit.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se, të plagosur kanë ngelur Pëllumb Pipero dhe Klodian Rrjepaj, punonjës të ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa nga ana e pasagjerëve Fatmir Duka, Kastriot Duka dhe Faik Cope.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, por fatmirësisht edhe dëmtimet e të plagosurve nuk kanë qenë kritike për jetën.

a.y/NOA

KOMENTE