Elbasan, 22 mars 2011, NOA- Pak minuta më parë një aksident ka ndodhur me ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili.
Makina e numrit një të shëndetësisë shqiptare është përplasur në aksin rrugor
Elbasan-Peqin, por fatmirësisht vetë ai nuk ka pësuar dëmtime.
Automjeti i Vasilit mësohet të jetë përplasur me një automjet me targa kosovare, dhe nga ky aksident ka mbetur i plagosur një person i cili mësohet të ketë qenë në automjetin e ministrit.
Pavarësisht se i plagosuri nuk ka marrë dëmtime serioze, ai është dërguar drejt spitalit për tu vënë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen.
a.y/NOA