Bullgari, 22 Mars NOA - Dëshironi një gjoks më të madh? Atëherë jepini fund protezave dhe kirurgjisë plastike, por konsumoni një birrë.
Dihej se birra ishte tepër e mirë për disa gjëra të caktuara, si kura për flokët apo për një lëkurë sa më të mirë, por nga dita e sotme është zbuluar se konsumimi i një birre të veçantë me hormone femërore, premton zhvillimin e gjoksit në mënyrë natyrale.
Quhet Bohza, ka lindur në Bullgari dhe është duke u punuar për të qenë pjesë e tregut dhe në vende të tjera: është bionde me shije frutash dhe e testuar nga shumë femra të cilat pasi e kanë konsumuar sigurojnë se gjoksi i tyre ka ndryshuar përmasë.
Fuqia e saj mrekulluese lidhet me praninë e elementëve që, nëpërmjet një procesi fermentimi, reagojnë nëpërmjet hormoneve femërore, duke shkaktuar një rritje të përmasave të një pjesë të trupit që femrat gjithmonë e kanë ëndërruar.
r.b/NOA