SHBA, 22 Mars NOA - Facebook, me 500 milionë përdoruesit e tij, përmban faqe, produkte dhe opinione të çdo lloji. Megjithatë, rrjeti shoqëror i themeluar nga Mark Zuckerberg ka vendosur të ndalojë shitjen e figurave të Mark Zuckerberg. Dizajneri i M.I.C. Gadgets ka krijuar një lodër plastike të “zotit” Facebook, na bazë të paraqitjes së tij informatike (xhinse, xhaketë dhe atlete Addidas) dhe luan me “shpikësin e poking dhe like” (që janë dhe dy butonat më të famshëm të Facebook).
Kjo figurë e animuar e Zuckerberg ishte prodhuar në 300 ekzemplarë dhe shitej për një shifër prej 69 dollarësh.
Megjithatë historia e saj komerciale ishte shumë e shkurtër, pasi çdo gjë u anulua si pasojë e disa çështjeve ligjore të lidhura me copyright dhe të drejta e autorit.
r.b/NOA