English

Gjendja në centralin bërthamor të Fukushimës, ekstremisht kritike

Fukushima, 22 mars, NOA – Nga blloku i reaktorit 2 në centralin atomik të Fukushimas vazhdon të dalë tym dhe avull, duke shkaktuar një panik të madh tek qytetarët e Japonisë, për rrezikun e madh që kjo gjë paraqet për jetën e tyre.

Nga ana e tij, ministri japonez i Mbrojtjes Toshimi Kitazava, është duke shqyrtuar një ofertë të ushtrisë amerikane për të dërguar ekspertë bërthamorë amerikanë në atë që këto ditë e ka marrë emrin “centrali i katastrofës”.

Teksa situata në reaktorin mbetet shumë serioze, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano tha se ai "nuk ka dyshime se kriza do të kapërcehet".

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se radioaktiviteti në ushqim është më i madh se ç’mendohej më parë. Si pasojë, është ngjallur dhe frika tek banorët. n.e/NOA

KOMENTE