English

I dërguari i BE-së Lajçak nis punën, takon Presidentin Topi

Tiranë, 22 mars 2011, NOA- Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Europian, pak minuta më parë ka mbërritur në presidencë ku po zhvillon një takim me kreun e shtetit, Bamir Topi.

Mësohet se pas këtij takimi ai do të takojë edhe Kryeministrin e vendit Sali Berisha si dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, për ti përmbyllur dhe kurorëzuar më pas këto takime me një dalje për mediat.

Lajçak vjen për të tretën herë në Shqipëri me misionin e zgjidhjes së krizës së politikës shqiptare si dhe për vendosjen e dialogut mes palëve.

Ndërkaq pritet që një vëmendje të madhe gjatë këtyre takimeve ta kenë edhe zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në 8 maj.

Lajçak është i dërguar i Baroneshës Kathrin Ashton, komisioneres së Lartë të BE-së.

a.y/NOA

KOMENTE