Torino, 22 Mars NOA - Me shumë mundësi e ardhmja e Aquilanit do të jetë sërish tek bardhë e zinjtë e Juventusit. Me sa duket është arritur një akord dhe gjithçka mbetet në vullnetin e Juventusit në drejtim të lojtarit.
Për shumë persona Aquilani është ai lojtar që i jep qartësi mesfushës së Juventusit dhe konsiderohet si një lojtar vendimtar i ekipit. Megjithatë Juventusi duhet të vendosë brenda 30 qershorit, ku për të siguruar shërbimet e tij, duhet të paguajë 16 milionë euro.
Me sa bëhet e ditur kushtet e kësaj marrëveshje janë përcaktuar dhe tashmë e ardhmja e mesfushorit italian mbetet vetëm çështje kohe.
r.b/NOA