Prishtinë, 22 mars , NOA – Një delegacion i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe lirive të Njeriut, i udhëhequr nga Behxhet Shala, vizitoi ministrinë e Arsimit në Kosovë, duke zhvilluar një takim të posaçëm me kreun e këtij institucioni, ministrin Ramë Buja.
Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, mes tyre në këtë takim u bisedua për çështje brengosëse në fushën e arsimit, për të cilat KMDLNj-së i janë drejtuar palë të ndryshme dhe me të cilat ky organizëm i të drejtave të njeriut, është ballafaquar gjatë punës në terren.
Çështja e parë me rëndësi sipas këtij grupimi, është që të angazhohen më shumë mësues në institucionet korrektuese, ndërsa bibliotekat të pasurohen më shumë me libra.
Çështja e dytë me rëndësi, sipas KMDLNj, është mbipopullimi nëpër klasa të shkollave fillore dhe të mesme në tërë Kosovën.
“Prandaj, KMDLNj mendon se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë situatë, qoftë përmes zgjerimit të hapësirave fizike ose angazhimit të personelit të ri mësimdhënës”, i komunikoi delegacioni i KMDLNJ-së ministrit Ramë Buja.
n.e/NOA