English

Konflikt për sulmet në Libi, Franca këmbëngul për kryesinë

E martë, 22 mars 2011, NOA- Pavarësisht nisjes së tyre, sulmet mbi Libi nuk kanë marrë konsensusin e gjithë vendeve përfaqësuese të NATO-s.

Disa nga ambasadorë e shteteve anëtare në takimin e posaçëm të zhvilluar në Bruksel kishin braktisur edhe Sekretarin e përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen.

Por Franca duket se këmbëngul të mos lerë drejtimin e këtyre sulmeve, pavarësisht kërkesave që drejtimin e sulmeve ta marrë NATO.

Ndërsa Gjermania ishte e para që abstenoi kundër këtyre sulmeve, Turqia dhe kyeministri i saj Rexhep Taip Erdogan kërkoi që t'i jepet fund sulmeve ajrore në Libi dhe të shmanget një pushtim i vendit të pasur me naftë.

Ndërkohë mbi Libi janë tre vende që po vazhdojnë sulmet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca, e cila ishte dhe e para që sulmoi.

Ndërkaq lideri libian Muamar Gedaf iu është kundërpërgjigjur liderëve duke iu thënë se do të pendohen për veprimet e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE