English

Lajçak në Kryeministri, rekomandime dhe këshilla Kryeministrit Berisha

Tiranë, 22 mars 2011, NOA-(Update) Pak minuta më parë ka përfunduar takimi i zgjatur për afro një orë mes të dërguarit të Bashkimit Europian për krizën, Miroslav Lajçak dhe Presidentit të vendit Bamir Topi.

Pasi është larguar nga ambientet e presidencës Lajçak është drejtuar drejt kryeministrisë, ku dhe ka nisur takimin me kreun e qeverisë Sali Berisha.

Në kundërshtim nga dy takimet e mëparshme, në takimin e tretë të tij ai pritet të theksojë edhe rëndësinë dhe kujdesin që duhet të tregohet ndaj procesit zgjedhor i cili do të mbahet në më pak se dy muaj.

I dërguar i Baroneshës Kathrin Ashton, mësohet se do të përsërisë edhe një herë thirrjet për vendosjen e dialogut mes përfaqësuesve të politikës shqiptare.

Por pas përfundimit të takimit me Kryeministrin Berisha Lajçak do të takojë edhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, ku duket se do të parashtrojë porositë dhe këshillat e ndërkombëtarëve lidhur me kushtet në të cilat ndodhet vendi dhe klasa politike.

Kjo është e treta herë që Lajçak vjen në Shqipëri, dhe në mbyllje të këtyre takimeve rreth orës 12.30 ai do të mbajë dhe një konferencë për shtyp ku do të paraqesë edhe thelbin e rekomandimeve të BE-së për zgjidhjen e situatës politike, në mënyrë që të mbahen zgjedhje korrekte dhe të pakontestuara.

a.y/NOA

KOMENTE