English

Lajçak: Presim zgjedhje me standarde

Tiranë, 22 mars, NOA – I dërguari i Posaçëm i BE-së për zgjidhjen e krizës në Tiranë, Miroslav Lajçak, tha gjatë konferencës për media se Bashkimi Europian kërkon zhvillimin e zgjedhjeve më standarde demokratike në 8 maj.

Në konferencën e dhënë për mediat, pas takimit me liderët e partive kryesore dhe Presidentin Topi, Lajçak u shpreh se qëndrimi i BE-së është i njëjtë më atë të SHBA-së në lidhje me rëndësinë e zgjedhje.

“E kam ndërmarrë këtë vizitë për t’i kujtuar presidentit, kryeministrit dhe lideri të opozitës, rëndësinë që kanë zgjedhjet vendore për BE”. Ai ka shtuar se vendi nuk duhet të humbasë kohë në nisjen e përmbushjeve të kërkesave të BE-së, për t’u integruar sa më shpejtë.

Nga ana tjetër ai ka shprehur shqetësimin për mungesën e dialogut politik në vend. “Fakti që unë kam qenë në Shqipëri gjatë 7 javëve të fundit do të thotë se ne nuk e kemi parë të shprehur dëshirën për zgjidhjen e situatës”, tha Lajçak.

a.k/NOA

KOMENTE