English

Libi, NATO zbret në fushë me embargon e armëve

Tripoli, 22 mars, NOA – Deri tani, kishte qëndruar në heshtje, por duket se ka zgjedhur momentin e fundit për t’u shfaqur e të thotë fjalën e saj në lidhje me situatën e rënduar në Libi.

Fjala është për Aleancën e Atlantikut të Veriut, e cila ka vendosur më në fund zbatimin e embargos së armëve ndaj Libisë.

Lajmi është bërë me dijeni nga vetë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili tha se Aleanca është dakorduar për zbatimin e embargos së armëve ndaj Libisë.

“Të gjithë aleatët janë angazhuar në përmbushjen e përgjegjësive të tyre sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, për të ndaluar dhunën e patolerueshme kundër civilëve të Libisë”, ka thënë Rasmusen lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE