Bruksel, 22 mars 2011, NOA – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Hans Fogh Rasmussen konfirmoi sot se aleanca e NATO-s ka vendosur të nisë një operacion për të imponuar embargon e armëve kundër Libisë. Rasmussen theksoi në një konferencë për shtyp se udhëheqës i anijeve dhe avionëve ushtarakë të aleancës së Atlantikut të vendosura në qendër të Mesdheut do të jetë admirali grek Stavridis. Rasmussen bëri me dije se NATO tashmë ka bërë gati me detaje planet për të imponuar një zonë të ndalim-fluturimit në Libi.
Ai nënvizoi se është tejet e nevojshme për të dhënë këtë kontribut ndërkombëtar për mbrojtjen e popullit libian.
mit/NOA