English

Libi, rrëzohet avioni luftarak i SHBA

Libi, 22 mars, NOA - Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara për Afrikën njoftoi për rrëzimin e një avioni amerikan F15-E në Libi.

Ajo tha se aksidenti i avionit është shkaktuar nga defektet në mekanizëm dhe mohoi të jetë qëlluar.

Të dy anëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar, duke marrë vetëm lëndime të lehta. Një prej pilotëve është shpëtuar nga një helikopter. Ndërsa piloti tjetër i hedhur më parashutë ka rënë në një zonë të kontrolluar nga rebelet anti-qeveritar në Libi.

Sipas medieve ndërkombëtare avioni duhet të ishte ulur në bazën e Avianos në Itali. Ndërkohë që ka pësuar defekt dhe është rrëzuar. Sipas zyrtarëve të pentagonit kanë nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit të këtij mjeti fluturues.

a.k/NOA

KOMENTE