Shkup, 22 mars 2011, NOA- Në Shkup sot do të mbahet takimi i ri liderëve të partive politike i iniciuar nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.
Në këtë takim kanë konfirmuar pjesëmarrjen lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i LSDM-së, Branko Cervenkovski si dhe lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani.
Në takimi e fundit i cili u zhvillua gjatë vikendit liderët e lartpërmendur theksuan se kanë arritur një progres të kushtëzua sa i përket temës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se janë fokusuar në katër kërkesat e LSDM-së, dy prej të cilave janë pranuar në rast se kjo parti sipas tij, pranon të hyjë në zgjedhje.
“Kushtimisht kemi pranuar kërkesat, me ç`rast këshillat zgjedhore nga 5 do të kenë 4 anëtarë partiak, ndërsa kërkesa e dytë është se ata do të kenë 30 ditë në dispozicion për të shqyrtuar listat e pastruara zgjedhore. Atë që nuk mund ta pranojmë është kërkesa për zhbllokimin e llogarive bankare të kompanive të afërta me televizionin A1 dhe Ligjin për ndarje të barabartë të mjeteve financiare qeveritare për mediat”, deklaroi Gruevski.
Lideri i LSDM-së, Branko Cervenkovski deklaroi se edhe pse është bërë përparim i caktuar, por në rast se nuk pranohen kërkesat e tyre, ata nuk do të kthehen në Parlament dhe mbeten me mundësinë e hapur për të bojkotuar zgjedhjet eventuale të parakohshme.
Ai theksoi se është arritur marrëveshje me këshillat zgjedhore, por pranoi se ka hequr dorë nga kërkesa për kuotat e garantuara për pakicat në Parlament.
Sipas burimeve partiake, njëra kërkesat e Demokracisë së Re për ridefinimin e kufijve të njësisë zgjedhore numër 6 në Maqedoninë Perëndimore, është pranuar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, por jo edhe nga BDI, e cila ka theksuar se kjo çështje duhet të jetë pjesë e ndryshimeve pas zgjedhjeve.
Në takimin e sotëm do të vazhdojë bisedimet për të arritur deri te një marrëveshje për mbajtjen sa më shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare.
(INA)/ NOA