Tiranë, 22 mars, NOA – Në vijim të fushatës paraelektorale për zgjedhjet vendore, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në njësinë bashkiake 9, në Tiranë.
“Me zgjedhjet e 8 Majit, duhet t’u kthejmë qytetarëve, Tiranën”, mësohet të jetë shprehur Meta gjatë fjalës së tij.
Duke shtuar se ky qytet ka 11 vjet pa plan urbanistik.
“Rama e fìlloi si bojaxhi fasadash, po e mbaron si lyerës trotuaresh”, shtoi Meta.
Duke dhënë pjesë të programit elektoral të partisë që ai kryeson, Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të sjellë një mënyrë të re të funksionimit të këshillit bashkiak.
“Qytetarët do jenë vendim-marrësit e zhvillimit të qytetit. Bashkia, do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo lavatriçe për paratë e krimit të organizuar”, përfundoi fjalimin e tij Meta, duke theksuar se me siguri që “Aleanca për Qytetarin, do të jetë fituese në zgjedhjet e 8 Majit”.
n.e/NOA