English

OKB: Emisari i OKB takoi kryengritësit libianë në Tobruk

Nju Jork, 22 mars 2011, NOA – Organizata e Kombeve të Bashkuara dërgoi të hënën një emisar për të biseduar me liderët e kryengritjes kundër kolonelit libian Muammar Gheddafi. I dërguari i OKB-së është arabi Abdel Al Khatib, i cili takoi për të parën herë të hënën udhëheqësit e kryengritësve libianë që luftojnë prej disa javësh kundër regjimit të Gheddafit në Libi.

Sikundër bën me dije zyra e shtypit e OKB-së takimi mes të dërguarit të kësaj organizate dhe kryengritësve u zhvillua mbrëmë në Tobruk të Egjiptit.

Mësohet se sot kanë mbetur të vrarë të paktën nëntë persona në zonën e Yefrenit, një minibashki në jugperëndim të kryeqytetit Tripoli.

Dëshmitarë nga vendi i luftimeve njoftuan se mes të vrarëve bëjnë pjesë kryengritës që kontrollojnë këtë zonë dhe forca besnike të Gheddafit.

mit/NOA

KOMENTE