English

Opozita: Thaçi nuk i rrit pagat siç i ka premtuar

Prishtinë, 22 mars 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje ka vijuar sërish me akuzat ndaj qeverisë së Hashim Thaçit.

Sipas deputetëve opozitar rritja e pagave nuk do të kryhet ashtu siç është premtuar, por vetëm në masën 23 për qind.

“Premtohej që rritja e pagave do të jetë 50 për qind dhe 30 për qind në disa kategori, ndërkohë që tashmë është marrë vendimi që kjo rritje e pagave të jetë jo më shumë se 23 për qind për shkak se 50 përqindëshi do të aplikohet në pagën bazë”, deklaroi deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ndërsa nga ana e AAK-së thuhet se, me këtë premtim PDK ka siguruar një numër të konsiderueshëm të votave dhe u takon atyre që të gjejnë rrugët dhe mundësitë se si t’i rrisin pagat, ashtu siç edhe kanë premtuar dhe jo më pak.

a.y/NOA

KOMENTE