Tiranë, 22 mars 2011, NOA- Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Tiranë Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli pritet të zhvillojë një sërë takimesh.
Ndër takimet e parashikuara në axhendën e tij është ai me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Ndërkohë ditën e djeshme Pacolli zhvilloi një sërë takimesh me krerë të politikës shqiptare, ndër ta me Kryeministrin Berisha, kreun e Partisë Socialiste Edi Rama si dhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Më tej kreu i shtetit të Kosovës pritet të zhvilloi edhe disa vizita të tjera si në monumentin e “Nënës Shqipëri”, një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër si dhe vendosja e një kurore me lule në “Varrin e Skënderbeut” në qytetin e Lezhës.
a.y/NOA