Tiranë, 23 mars 2011 NOA - Qarkullimi i masave ajrore nga Perendimi i Europes do te sjelle mot te kthjellet dhe rritje te temperaturave ne vend.
Qe ne oret e para te mengjesit i gjithe territori do te dominohet nga kthjellimet.
Perjashtim bejne zonat malore ku do te kete kalime vranesirash te lehta.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb
Pjesa e dyte e dites do te mbetet me kushte te qendrueshme atmosferike duke bere qe i gjithe vendi te jete me mot te kthjellet.
Ky stabilitet i atmosferes do te na shoqeroje gjate nates dhe mengjesin e se enjtes.
Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme do te qendrojne kostante si vlerat minimale dhe ne ato maksimale.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h me drejtim Perendimor – Veriperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te mbetet i ulet.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga moti i kthjellet perjashtim ben Europa Veriperendimore e cila do te dominohet nga vranesira te dendura te shoqeruar me reshje shiu dhe debore ku me problematike situata do te jete ne Finlande pasi reshjet do te jene me intesitet te larte dhe do te shoqerohen nga stuhi te forta ere.
Edhe verilindja e kontinentit do te jte me vransira dhe reshje shiu e debore por me intensitet te lartë në gadishullin e Ballkanit do te dominoje mot i kethjellet me vransira te lehta.
Europa qendrore dhe ajo lindore do te kete probleme nga mjegulla e dendur ne ore e para te mengjesit e cila do te largohet gjate dites.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Skandinavia do te rrezikohet per debore te dendur dhe stuhi ere;
Rusia do te rrezikoje debore te paket dhe temperatura te ulta;
Gjermania do te rrezikohet nga mjegulla e dendur.
e.t/NOA