Guatemalë, 22 mars, NOA – Një stuhi e vërtetë politike është shkaktuar në Guatemalë, ndërsa presidenti Alvaro Colom ka ndarë gruan e tij, Sandra Torres, që ajo të ketë kështu mundësinë e kandidimin në zgjedhjet e ardhshme më 11 shtator.
Kjo pasi Kushtetuta e këtij vendi nuk i lejon anëtarët e familjes të kryetarit të shtetit të kandidojnë në zgjedhje për poste të rëndësishme.
E duket se në kushte të tilla, Zonja e parë e Guatemalës, i ka kërkuar të shoqit të saj divorcin dhe ai e ka respektuar këtë dëshirë të saj për të qenë nesër ndoshta pjesë e politikës si protagoniste me forcat e saj dhe jo përmes figurës së tij.
n.e/NOA