Gjermani, 22 Mars NOA - Alain Migliaçio, agjenti i Frank Ribery, për calciomercato.it ka theksuar se e ardhmja e talentit të Bajernit, futbollist i cili është objektiv i shumë klubeve të mëdha të Evropës, nuk do ë jetë larg Munihut.
“Nuk mendoj se Frank do të lërë Bajernin. Ka një kontratë deri në vitin 2015 me klubin bavarez dhe momentalisht mendimi i tij i vetëm është arritja në katër vendet e para për të pasur pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”, - bëri të ditur Migliaçio.
“Vitin e ardhshëm finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Gjermani, në Allianz Arena dhe ky është një okazion shumë i madh për të cilin Bajerni nuk ka ndërmend të heqë dorë për të luftuar”, - përfundoi ai.
r.b/NOA