SHBA, 22 Mars NOA - Bëhet fjalë për tabletën e re Samsung TX100, një aparaturë tepër interesante me ekran 10.1 polësh me prekje dhe me sistem operativ Windows 7 Home Premium. Tabelat e prodhuar nga shtëpia koreane është e bazuar në një cip Intel Atom Oak Trail dhe mund të mbështetet në një memorie RAM 2GB, hard disk SSD 64GB, skedë video Intel GMA HD dhe një bateri e cila mund të rezistojë deri në 9 orë.
Samsung TX100 ka një peshë prej rreth 1 kilogramë dhe përbëhet nga një tastierë QWERTY me hapje me rrëshqitje. Në lidhje me çmimin që do të jetë në shitje ende nuk është bërë i ditur asnjë njoftim.
r.b/NOA