Boston – 22 Mars- Dallas Wiens mban një rekord: ai është i pari amerikan që ka kryer një transplant total në fytyrë (full face). 25 vjeçari, punëtor në Fort Worth, Texas, kishte humbur pjesën më të madhe të fytyrës së tij në një aksident në punë në vitin 2008. Ndërsa ai ishte duke punuar godet kokën në një kabllo të tensionit të lartë ku djeg fytyrën.
Pas aksidentit, Dallas kaloi tre muaj në koma dhe iu nënshtrua mbi 20 operacioneve. Sot rezultatet e operacioneve kanë filluar të jenë të dukshme: Dallas ka rifituar
formën fizike dhe arriti të shmangë rrezikun e paralizës nga qafa poshtë.
Lajmi është lëshuar sot nga Brigham and Women's Hospital në Boston, ku një ekip prej 30 mjekësh ka përfunduar një operacion që zgjati 15 orë. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e mundur falë një donatori anonim.
Ky transplant është i pari në Amerikë në llojin e tij.
a.e/NOA