English

Shoqëria civile: 30% gra të zgjedhura, jo vetëm 30% gra në lista

Tiranë, 22 Mars, NOA – “30 përqind gra të zgjedhura në bashki dhe komuna, jo vetëm 30 përqind gra në lista”.

Kjo është kërkesa që shoqëria civile u paraqet partive politike para zgjedhjeve të 8 Majit, në lidhje me respektimin e kuotës prej 30% për gratë. Kështu, organizatat dhe rrjetet kryesore të shoqërisë civile në Shqipëri, të cilat punojnë për mbështetjen dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në vendim-marrje, shprehin shqetësimin e tyre të thellë në lidhje me informacionet paraprake të shpërndara nga partitë politike dhe të publikuara në media, ku sipas të gjitha gjasave gratë dhe vajzat nuk do të përbëjnë 30 përqind të kandidateve për kryetare bashkish, komunash dhe anëtare të këshillave bashkiake dhe komunale.

Këtë shqetësim ato pritet që ta bëjnë publik gjatë konferencës së nesërme, e organizuar nga UNDP dhe Un Uomen. OJQ-të pjesëmarrëse janë “Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë”, “Rrjeti i Grave Milenium”, “Rrjeti Barazi në Vendimmarrje”, “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, “Qendra Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”, “Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim”, shoqata “Refleksione”, shoqata “Familja e Media-Fuqia për Ndryshim”, shoqata "Në familje, për familjen", shoqata "Mbrojtja e të drejtave të gruas qytetare dhe fshatare" Berat, CRCA, ACPD, SHIZI.

n.e/NOA

KOMENTE