Romani debutues “The Tiger’s Wife” i 25 vjeçares Tea Obreht sjell një kërkim të ndërlikuar të identitetit ballkanik
Nga Liesl Schillinger
Mendoni për luftërat e viteve nëntëdhjetë në ish Jugosllavi, me morinë e tyre të emrave që janë të vështirë për t’u shqiptuar dhe veprime që janë të dhimbshme për t’u kujtuar: masakrat në Brcko dhe Srebrenica, bombardimi i rreshtave të njerëzve që pritnin për bukë në Sarajevë, shkatërrimi i urës 400 të vjetër të Mostarit.
Asnjëra prej këtyre nuk paraqitet në romanin e parë të Tea Obreht “The Tiger’s Wife”, sidoqoftë në faqet e tij ajo sjell kontekstin e tyre historik dhe njerëzor. Me fabula dhe alegori, sikurse edhe ngjarjet e huazuara nga reklamat, ajo ilustron ndërlikimet e historisë së Ballkanit, duke zhgroposur modele të dyshimit, besëtytnisë dhe dhunës së përditshme që e pushtojnë rajonin madje edhe në kohërat e paqes.
Duke u kthyer prapa në Luftën e Dytë Botërore, pastaj te luftërat e mëparshme, ajo e zbulon vazhdimësinë nën tingëllimë.
Një metaforë për arritjen e shkrimtares mund të gjendet në tregimin e saj ‘Luka’, një djalë ëndërrimtar i kasapit nga një fshat malor i quajtur Galina. Një dekadë pas Luftës së parë Botërore, Luka largohet nga Galina dhe udhëton 300 milje deri te limani lumor i Saroborit, ku ai shpreson të bëhet mjeshtër i lahutës, një instrument folklorik i Ballkanit me një tel. Pasi arrin atje, ai e kupton se muzika e lahutës pothuajse është harruar, e pushtuar nga tingujt modern argëtues të luajtur nga bandat e trazuara.
Ende ai i kërkon burrat e vjetër që i dinë këngët tradicionale, bie nën magjinë e ‘vajtimit tronditës të zërave të tyre që mbështjellën nëpër tregimet e mbajtura mend apo të zbuluara’ dhe e kërkon artin e tyre. Kur një grua e pyet atë pse nuk e preferon një instrument me më shumë tela, ai i përgjigjet, “pesëdhjetë tela e këndojnë një këngë, por ky tel i vetëm i di mijëra histori”.
Mbledhësja kryesore e shumëllojshmërisë së tregimeve të Obreht është narratori i saj, Natalia Stefanovic, një mjeke e re që jeton me nënën, gjyshen dhe gjyshin e saj në një qytet të paemëruar të Ballkanit në shekullin 21. Natalia ka dëshirë ta shoh veten si dikush i privilegjuar: tepër racionale për t’u frikësuar nga besëtytnitë e dala mode, tepër moderne për të dëgjuar muzikën folklorike të dalë mode. Ajo preferon të dëgjojë Bruce Springsteen, Bob Dylan dhe Johnny Cash.
Tea Obreht është lindur në Beograd në vitin 1985 por është larguar prej aty në moshën shtatëvjeçare, para se të ndodhnin konfliktet e mëdha. Ajo ka jetuar në Qipro dhe Egjipt, pastaj është vendosur në Shtetet e bashkuara të Amerikës në vitin 1997. me fjalë të tjera, ajo nuk ka jetuar në ish Jugosllavi gjatë viteve të luftës. E mbushur me menjëherëshmëri dhe prezencë mahnitëse, romani “The Tiger’s Wife” është më shumë produkt jo i observimit por i imagjinatës.
Për Obreht, dëshmia e mendjes është më shumë se e barabartë me atë të syrit. Dhe narratori i saj, duke e ritreguar përvojën e gjeneratës së gjyshit të saj, i mbështjellë ata në të sajën. Derisa vizioni i tij i bashkohet vizionit të saj, kujtimet e vjetra dhe të reja ndeshen në një kolazh prekës që nuk ka datë. * ”The New York Times”