English

Topalli: Festa e Sulltan Nevruzit, të kujton 22 marsin, festën e demokracisë

Tiranë, 22 mars, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vizituar sot Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, ku u takua me kreun e kësaj selie, Baba Dede Reshat Bardhi.

“Festa e Sulltan Nevruzit ka gjithë domethënien brenda vetë fjalës Nevruz, që do të thotë një ditë e re. Nuk ka koinçidencë më të bukur sesa pranvera që është rilindja e jetës, shpresës dhe kësaj dite.

Kjo festë të kujton 22 marsin, festën e demokracisë të nëntëmbëdhjetë viteve më parë”, tha në fjalën e saj përshëndetëse .

Duke shtuar se të gjithë e festojnë këtë ditë në mënyrë të veçantë, sidomos ata që kanë lindur në liri.

“Liri e cila ka funksionuar duke bërë vendin tonë të lirë, vend të NATO-s,vendin me lëvizje të lirë. Unë u uroj të gjithë bektashinjve gëzuar festën. Të gjithë shqiptarëve kudo ato janë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë”, përfundoi fjalën e saj përshëndetëse Topalli.

n.e/NOA

KOMENTE