Tiranë, 22 mars 2011, NOA – Në ditën e Sulltan Novruzit që personifikon për besimtarët bektashinj ditën e ringjalljes së madhe selia e shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u vizitua edhe nga ëifti presidencial i vendit, presidenti Bamir Topi e zonja e parë Teuta Topi. Pasi i uruan ditën e shenjtë Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi presidenti dhe Zonja e Parë shprehën urimet më të ngrohta e të sinqerta për këtë ditë feste për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë duke besuar se ditë të tilla feste sjellin gëzim, dashuri, mirëkuptim e harmoni në familjet shqiptare si dhe ushqejnë besimin tek një e ardhme më e sigurtë dhe e begatë.
Si në ëdo festë fetare edhe pas vizitës presidenti Topi në prononcimin e tij për mediat u shpreh se “dëshiroj të përshëndes këtë ditë të bekuar, jo vetëm për besimtarët bektashinj, por besoj për të gjithë popullin! Kjo është një degë e një feje mjaft paqësore. Unë do të doja këtu para jush, të vlerësoj rolin e bektashizmit, me institucionet e veta, me të gjithë patriotët, të cilët i kanë dhënë dritë historisë së Shqipërisë!”
Më tej presidenti falenderoi kryegjyshin Baba Dede Reshat Bardhin, për kontributin e vet të vyer për fenë e bektashizmit, por edhe për demokracinë në Shqipëri.
“Sot, në këtë ditë të shënuar, ai, në kushtet e pamundësisë fizike e shëndetësore, demonstroi edhe njëherë forcën e vet fizike e shpirtërore për t’u riaftësuar fizikisht dhe për të dhënë mesazhet e tij”, nënvizoi presidenti.
Kreu i Shtetit uroi edhe shqiptarët që kjo ditë të jetë vërtetë e bekuar për të gjithë ata. “Sikurse vjen mesazhi nga feja për harmoni, për komunikim njerëzor, këtë parim dhe këtë tipar themelor të humanizmit, duhet ta kenë të gjithë, pa përjashtim! Duke qenë bashkë, duke qenë në unitet me njëri-tjetrin për çështje të mëdha, sepse diversiteti i jetës patjetër që të jep mundësinë të jesh ndryshe nga tjetri, por duke qenë bashkë për gjëra të mëdha, atëherë Shqipëria do të jetë më shpejt në Evropë”, uroi Kreu i Shtetit Bamir Topi.
mit/NOA