English

Tre netë në sulm, Libia numëron qindra të vrarë

E martë, 22 mars 2011, NOA- Libia ka kaluar natën e tretë të sulmeve, por me një numër të lartë të civilëve të vrarë.

Mediat botërore bëjnë me dije se shpërthime dhe sulme kundër-ajrore janë dëgjuar pranë kompleksit të kolonelit Muamar Gadafi në kryeqytetin Tripoli si dhe në një sërë objektesh të tjera përreth.

Gjithashtu bëhet e ditur se luftimet mes forcave besnike të kolonel Gedafit dhe rebelëve kanë vazhduar duke mos u respektuar as shpallja e armëpushimit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, ka deklaruar se SHBA do ta dorëzojnë komandën e operacioneve, në mënyrë që roli i aleatëve në no-fly-zone të ndahet.

Por vetëm për ditën e djeshme një zyrtar i lartë ushtarak amerikan thotë se koalicioni shumëkombësh që po mbron respektimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libinë ka qëlluar me 12 raketa Tomahawk dhe ka zhvilluar 80 fluturime.

a.y/NOA

KOMENTE