English

UNICEF: 1.4 milion fëmijë vdesin çdo vit nga mungesa e ujit

Romë, 22 mars 2011, NOA – Çdo vit vdesin 1.4 milion fëmijë nga sëmundjet që shkaktohen nga mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, e veçanërisht diarrea. Alarmin e jep Organizata Botërore për mbrojtjen e Fëmijëve.

UNICEF bën me dije se në të gjithë botën 1.1 miliard persona nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Kjo organizatë thekson se në Pakistan janë 60 milion persona që nuk furnizohen me ujë të pastër e të sigurt.

Ndërkohë sipas një studimi të UNICEF-it më shumë se 100.000 fëmijë pakistanezë vdesin ngaqë shuajnë etjen me ujë jo të pijshëm e të mbushur me baktere të ndryshme që shkaktojnë sëmundje të rrezikshme për jetën.

Këtë deklaratë UNICEF e bëri sot gjatë Ditës Botërore të Ujit.

Sipas UNICEF-it sëmundjet janë të lidhura pazgjidhshmërisht edhe me cilësinë e ujrave.

mit/NOA

KOMENTE