Turkmenistan, 22 Mars NOA - Turkmenistani duhet thënë se nuk është vendi ideal për përdoruesit e internetit. Ky vend i vogël i Azisë qendrore është shumë i pasur me burime natyrore, por i varfër për sa i përket mundësisë së lidhjes më rrjetin. Të paktat vende aksesi në rrjet, në këtë vend, janë më të shtrenjtat në mbarë botën.
Një abonim i limituar me një shpejtësi që mund të konsiderohet e lartë, në shumë vende perëndimore, kushton 6 mijë e 821 dollarë në muaj. Një shifër që bëhet shumë më e frikshme, kur rroga mesatare e një qytetari në Turkmenistan është 200 dollarë. Megjithatë janë mundësuar dhe lidhje më të “lira” të cilat përkojnë me 4 mijë e 312 dollarë në muaj për një akses të limituar prej 2 GB në muaj dhe me band 64 kbps.
r.b/NOA