English

Zbardhet takimi Berisha-Lajçak

Tiranë, 22 mars, NOA - “Qeveria shqiptare dhe partitë e mazhorancës qeverisëse, mbeten tërësisht të angazhuara dhe po punojnë me seriozitetin maksimal për trajtimin e problematikës së ngritur nga rekomandimet në raportin e OSBE/ODIHR-it, që zgjedhjet e 8 majit të jenë më të mirat të realizuara në Shqipëri”. Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me të dërguarin e BE-së për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, Miroslav Lajçak.

“Në takim u diskutua, gjithashtu, edhe mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 majit. Kryeministri Berisha e risiguroi zotin Lajçak se qeveria shqiptare është e vendosur dhe do të bëj të gjitha përpjekjet për të realizuar zgjedhjet që përmbushin standardet ndërkombëtare, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Pjesë e takimit kanë qenë dhe çështjet e lidhura me hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke i rikonfirmuar drejtorit Lajçak se integrimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në Bashkimin Europian është dhe mbetet projekti më madhor i Shqipërisë gjatë këtij shekulli, i cili mbështetet nga mbi 96 për qind e shqiptarëve, Kryeministri Berisha e garantoi atë se qeveria shqiptare po punon intensivisht dhe do të bëj të gjitha përpjekjet për të adresuar kërkesat e këtij procesi, në veçanti rekomandimet e Komisionit Europian, në mënyrë që të përshpejtojë hapat e mëtejshëm drejt realizimit të kësaj ëndrre të qytetarëve shqiptarë.

a.k.NOA

KOMENTE
  • Luna Moon13:12 - 22 Mars 2011
    Ky po ky, na mbushi mendjen.. Po ik mer Berish leja vendin te tjereve, BOLL TI!!