Paris, 23 mars 2011, NOA – Një alarm për bombë në kullën Eiffel tronditi këtë pasdite kryeqytetin e Francës, Parisin. Policia franceze ka evakuuar të gjithë turistët që ndodheshin në kullë nga frika e shpërthimit të bombës.
Lajmi për vendosjen e bombës u konstatua nga një reporter italian, i cili ndodhej në ato momente pranë kullës Eiffel.
Tashmë në monumentin më të vizituar prej turistëve të mbarë botës bien në sy vetëm efektivët e policisë franceze.
Forcat e rendit kanë vendosur një kordon sigurie rrotull kullës Eiffel në një rreze prej 100 metrash.
mit/NOA