Tiranë, 23 mars, NOA – Amnistia fiskale, e parashikuar nga qeveria, në kuadrin e 20- vjetorit të rrëzimit të diktaturës komuniste, është një vendim plotësisht i moralshëm, i argumentuar dhe i drejtë.
Kështu është shprehur sot kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke pohuar se është pikërisht biznesi që në përputhje me reformat e saj, lufton varfërinë dhe siguron ecjen para të ekonomisë së vendit.
E pikërisht për një arsye të tillë sipas tij, biznesi meriton të ketë edhe lehtësira nga ana e qeverisë.
“Eshtë pikërisht biznesi, gjenerator i rritjes ekonomike, punësimit dhe është normale që ai edhe të falet. Prandaj u bëj thirrje atyre që përfshihen brenda amnistisë fiskale, që në përputhje me ligjin e saj, të përfitojnë nga detyrimet që amnistohen prej tij”, tha më pas Berisha.
Duke e ftuar publikisht opozitën, ta votojë këtë ligj, “si një dëshmi e vullnetit politik, që ta përdorë pushtetin e votës, në të mirë të qytetarëve”.
Pa përjashtuar, kuptohet as mundësinë e amendimeve brenda tij ... (vijon)
n.e/NOA