English

Grabiti e dhunoi 76-vjeçaren, arrestohet 18-vjeçari

Vlorë, 23 mars, NOA – Një 18-vjeçar ka qenë protagonist i një ngjarje të dhunshme në qytetin e Vlorës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se Erjon Shkëlqim Bare, banues në lagjen “Rilindja” Vlorë, ka grabitur me dhunë një 76-vjeçare duke i marrë asaj çantën dhe të gjitha sendet që kishte brenda saj.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 09:00 në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur hyrja e Portit Detar Vlorë.

Bare e ka shtyrë dhe i ka marrë çantën qytetares Aleksandra Jaupaj. Forcat e policisë janë vënë në djeni menjëherë për ngjarjen dhe disa minuta më vonë e kanë arrestuar Baren në rrugën “Transballkanike”.

Atij i janë konfiskuar çanta e vjedhur dhe sendet që kishte marrë prej saj. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

a.k/NOA

KOMENTE