Guatemalë, 23 Mars NOA - Presidenti i Guatemalës, social-demokrati Alvaro Colom dhe bashkëshortja e tij Sandra Torres, kanë kërkuar divorcin dhe kjo pasi “first lady” mund të prezantohet në zgjedhjet presidenciale, në shtator. Kushtetuta ndalon faktikisht që kandidatura të jetë brenda familjes së primatit të shtetit. Kështu “first lady” ka pranuar para disa ditësh kandidaturën nga ana e UNE (Unidad nacional de esperanza). Kandidati i opozitës, i cili është më i favorizuar nga sondazhet, e ka përcaktuar këtë divorc si një “mashtrim”. r.b/NOA