English

Haga dënon Baton Haxhiun me 12 mijë euro

Hagë, 23 mars, NOA - Tribunali i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi e ka urdhëruar gazetarin e njohur kosovar, Baton Haxhiun, drejtor në “Klan Kosova”, që të paguajë 12.122 euro.

Kjo shumë parash, sipas gjykatës duket të paguhet si shpenzime për gjykatën gjatë kohës së paraqitjes së tij atje.

Haxhiu ishte dënuar në vitin 2008 nga Tribunali i Hagës, në vlerë prej 7000 eurosh, pasi qëllimisht kishte botuar në një gazetë emrin e një dëshmitari të mbrojtur në rastin Haradinaj.

NOA

KOMENTE