Korçë, 23 mars, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë nisur veprimet hetimore proceduriale ndaj një 23-vjeçari me inicialet D.I., banues në këtë qytet.
Kjo pasi ai akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 143 dhe 22 i Kodit Penal.
Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, ndaj tij nisi procedimi penal, pas kallëzimit të bërë nga një e moshuar 76-vjeçare me inicialet M.Sh., për thyerjen e banesës së saj.
Gjithashtu, dyshohet se ky person është autor edhe i tentativës së vjedhjes të banesës së 51-vjeçarit me inicialet K.D., banues po në këtë qytet një javë më parë.
Ky person është shpallur në kërkim policor dhe materialet për këtë rast iu kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA