Tokio, 23 mars, NOA – Mbi 24 mijë të vdekur, ka arritur deri tani numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami në Japoni, dy javë më parë.
Lajmi konfirmohet nga autoritetet vendase, sipas të cilave, zyrtarisht numri i të vdekurve ka arritur në 9408 persona, ndërsa të zhdukur konsiderohen 14716 persona, që në total kapin një shifër prej 24 124 personash.
Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Policisë Japoneze bëri me dije se të lënduar janë 2746 persona.
n.e/NOA