English

Kapen vëllezërit Kanapari, tentuan të vrisnin tre persona

Kavajë, 23 mars 2011, NOA – Kapen brenda 48 orësh autorët e dyshuar të një vrasjeje të mbetur në tentativë në Kavajë. Bëhet fjalë për arrestimin e dy vëllezërve nga Kavaja, 21-vjeçarit Andi Ali Kanapari dhe 19-vjeçarit Arlind Ali Kanapari.

Dy vëllezërit Kanapari në 21 mars qëlluan me armë zjarrit tre persona, Ervin Kolën 34 vjeç, Haxhi Xhihanin 28 vjeç dhe Eduart Naxhi Kollçakun 28 vjeç.

Ngjarja ndodhi në mjediset e një lokali lojrash fati që gjendet në qendër të Kavajës.

Policia e Kavajës dhe e Tiranës pasi i identifikoi autorët e tentativës së vrasjes arriti ta finalizojë operacionin me arrestimin e tyre në ambjentet e një kompleksi pranë

Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas policisë dy vëllezërit e arrestuar qëlluan ndaj tre personave të tjerë për motive të dobëta.

Në këtë tentativë për vrasjen e tyre mbeti i plagosur Ervin Kola, i cili aktualisht

ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia sekuestroi në vendngjarje 16 copë gëzhoja automatiku dhe 6

copë gëzhoja pistolete model 56.

Dy vëllezërit Andi e Arlind Kanapari akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, amëmbajtje pa leje, prishje të rendit dhe të qetësisë publike si dhe shkatërrim prone.

mit/NOA

KOMENTE