English

Kosovë, operacioni “Starti II’’ sekuestron mbi 8 kg heroinë

Pejë, 23 mars 2011, NOA – Drejtoria e hetimit të narkotikëve dhe policia e Pejës në kuadër të operacionit “Starti II” i nisur në pikën kufitare të Kullës ku u sekuestruan rreth 11 kg heroinë, ka finalizuar dje pjesën tjetër të operacionit me sekuestrimin 8 kg heroine. Policia e Kosovës bëri me dije se substanca narkotike u gjet në një automjet.

Sasia e heroinës u gjet e fshehur në brendësi të automjetit e izoluar mjaft mirë për të mos u kapur nga policia.

Gjatë kontrollit të autoveturës u sekuestruan 88 qese plastike në peshë prej 100 gr, e tëra substancë narkotike të llojit heroinë.

E tërë droga e gjetur peshon 8,752 kg dhe ka një kosto prej rreth 135.000 Euro.

Policia e Kosovës arrestoi Haris. S. me vendbanim në Rozhajë.

Mësohet se Drejtoria e Hetimit të Narkotikëve në Kosovë gjatë vitit 2011 ka arritur rezultate të larta krahasuar me vitet e kaluara, sidomos në sekuestrimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë.

Gjithsej gjatë këtij viti janë sekuestruar 17 kg heroinë.

Rezultate janë shënuar edhe në sekuestrimin e llojeve të tjera siç është marijuhana.

mit/NOA

KOMENTE