English

Krimi serb që nuk guxon të harrohet

(Në 21-vjetorin e helmimeve në Kosovë)

Nga dr. Besnik R. Bardhi

Helmimet e rinisë shqiptare në Kosovë në pranverën e vitit 1990, të shkaktuara nga agjenturat sekrete të okupatorit serb, përbëjnë një ndër periudhat më të dhimbshme që ka përjetuar populli shqiptar gjatë okupimit të gjatë 100 vjeçar serb.

Në botë dihen disa raste identike ku okupatorët dhe diktatorët vepruan me popullatën e nënshtruar njëlloj si në Kosovë. Rasti me eklatant është helmimi i disa fshatrave me popullatë kurde në Irak, nga ana e diktatorit Sadam Hyssein.

Qëndrimi zyrtar i okupatorëve serbë lidhur më këtë krim të bërë nga qarqet kriminale të qeverisë serbe ka qenë shumë cinik dhe ofendues. Të gjithë mjekët shqiptarë që ua dhanë ndihmën fëmijëve të helmuar u quajtën dhe u akuzuan nga kolegët serbë, ta paaftë dhe në shërbim të strukturave nacionaliste dhe iredentiste shqiptare në Kosovë.

Fëmijët e të helmuar u quajtën “aktorë të Kanës”

Kjo tragjedi e rëndë që e goditi pjesën më vitale të popullit shqiptar në Kosovë u përgatit një kohë të gjatë nga ana e kriminelëve serbë. Së pari u bë segregacioni në shkolla. Fëmijët e nacionalitetit serb i vijonin mësimin paradite ndërsa ata shqiptarë mbasdite. Kjo është përgjigja ndaj akuzave serbe pse ndodhi “helmim një

nacional”.

Situata politike në fillim të vitit 1990 në Kosovë ishte shumë e tendosur dhe e rëndë. Okupatorët serbë punonin në bazë të platformës të cilën e kishin përpunuar mirë njerëzit nga Akademia Shkencës dhe Arteve të Serbisë. Në fakt kjo platformë vetëm u plotësua dhe iu përshtat rrethanave të reja, nga ajo e mëhershmja e antishqiptarit Qubrilloviq.

Si rezultat i kësaj ngjarjeje, pushteti okupator serb ndërmori masa drastike ndaj mjekëve shqiptarë. Pjesa dërmuese e personelit mjekësor u largua me dhunë nga vendpunimet e tyre. Këto ishin përfitimet e tyre politike, mirë të paramenduara dhe të kalkuluara, nga helmimet që i bënë në Kosovë.

Me një veprim të kryer ata përfituan në shumë fusha:

1. Të komprometohej shëndetësia kosovare si e paaftë ta menaxhojë situatën e rëndë të krijuar gjatë helmimeve. Kolegët serbë, në kuadër të Shoqatës së Mjekëve të Serbisë,

nënshkruan peticion të turpshëm ku kolegët shqiptarë i akuzuan për joprofesionalizëm

si dhe të manipuluar për interesa të nacionalistëve dhe iredentistëve shqiptarë.

Ky raport i nënshkruar nga ana e Kryetarit të Kryesisë së Shoqatës së Mjekëve

të Serbisë, Akademik prof. dr.Vojin Shuloviq, në Prokuplje me dt. 30 mars 1990, mes

konkluzioneve tjera kërkon:

“Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, prof. dr. Alush Gashit… “dhe ajo çka pason dhe është më e rënda, ky raport përfundon me këtë urdhër të prerë:

“Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet, nuk

është në gjendje ta kryejë funksionin e vet edukativ dhe arsimor dhe për këtë arsye

propozojmë që menjëherë të fillohet riorganizimi dhe aftësimi i parashikuar me

Ligj“.

Menjëherë pas kësaj shkrese, Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë u mbyll me dhunë nga

forca të mëdha të policisë serbe. Me dhunë u nxorën profesorët, asistentët,

studentët dhe doajenët e mjekësisë kosovare nga zyrat e klinikave te QKUK.

2. Interesi tjetër final i pushtetit serb, padyshim dhe më tragjik për shqiptarët, ishte përgatitja e terrenit për luftën që pasoi më 1998/99. Rrënimi i shëndetësisë kosovare nga okupatori serb në vitin 1990, menjëherë pas helmimeve, gjithsesi pati pasoja të rënda për popullatën shqiptare, sidomos të plagosurit gjatë luftës në Kosovë.

Prof. dr. Radovanoviç, i dirigjuar nga qeveria serbe e përpiloi një raport lidhur më çështjen e helmimeve të rinisë shqiptare në Kosovë në pranverën e vitit 1990.

Raporti ose më mirë të themi pamfleti politik i prof. dr. Radovanoviçit është një

shkrim joshkencor, tendencioz, johuman, i pa bazuar në të dhënat e bollshme shkencore që ekzistojnë si dhe i demantuar me gjuhën e argumenteve dhe shkencës së mirëfilltë. Rezultati i tij nga “hulumtimet” e bëra përshkruhet në këtë formë:

“Një histeri masive i goditi 4000 të rinj shqiptarë, që për tri javë shkaktoi mosbesim ndaj serbëve. Një gyp i ajrosjes në të vetmen klasë në Podujevë, shkaktoi dyshim se serbët kishin shpërndarë helm. Rritja dramatike e numrit të rasteve me 22 mars u përputh me aktivizimin e një plani katastrofal, me ç’rast shqiptarët e morën kontrollin mbi shëndetësinë”.

Prof. dr. Radovanoviç, i mohon helmimet dhe këto ngjarje i quan histeri kolektive të rinisë shqiptare. Ai tallet me tragjedinë kosovare, duke e shkelur rëndë etikën dhe kodeksin mjekësor.

Punimi i tij për helmimet e rinisë shqiptare u publikua në vitet e paraluftës në

“European Journal of Epidemiology” ...

Prof. dr. Radovanoviç, arriti ta manipulojë opinionin ndërkombëtar me të pa vërteta.

Ne shqiptarët e Kosoves edhe pse jemi viktima dhe kemi argumente të bollshme nuk arritëm edhe pas 20 vjetësh ta prezantojmë të vërtetën karshi faktorit ndërkombëtar.

Është koha e fundit që me forcën e argumentit t’ia tregojmë botës të vërtetën shumë të hidhur dhe tragjike për krimet monstruoze serbe qe ia shkaktuan rinisë shqiptare në pranverën e vitit 1990, ngjarje kjo e cila i parapriu më vonë etnocidit të paparë serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998/99.

Raporti i prof. dr. Radovanoviç bie në tokë dhe si i tillë shpallet si gënjeshtër e kulluar dhe antishkencor nga këto fakte:

Në simpoziumin me karakter ndërkombëtar, të organizuar enkas për helmimet në Kosovë, të mbajtur më 09.06.1990 në Zagreb, me titull:

“Kosova – Sprovë e Ndërgjegjes Mjekësore“ u debatua me gjuhën dhe forcën e argumenteve.

Në këtë simpozium ishte dhe delegacioni serb në krye me prof. dr. Ljubomir Eriq, kolegë i prof. dr. Radovanoviç.

Ai e prezantoi në këtë tubim punimin e tij lidhur me Induksionin psikik kolektiv, kinse të ndodhur me rininë kosovare në mars te vitit 1990. Mes tjerash theksoi se këtij induksioni psikik i nënshtrohet vetëm mosha mbi 11 vjeç.

Në pyetjen e anëtarit të Kryesisë së punës, prof. dr. Anton Dolenc, nga Fakulteti i

Mjekësisë në Lubjanë, që ia drejtoi prof. Eriqit, se cili është komenti i juaj për

rastet e foshnjave të helmuara në institucionet parashkollore në Gjakovë, pra nën oshën 11 vjeçare, prof. Eriq, u mendua për pak sekonda dhe tha: Më duhet të sajoj diçka !!!

Uli kokën dhe asnjëherë më nuk e mori fjalën.

Pra, prof.dr.Lubomir Eriq e demanton pa dashje tezën e histerisë kolektive të kolegut të tij prof.dr.Radovanoviç.

E vërteta shkencore është vetëm një. Në Kosovë, në mars të vitit 1990, nuk pati induksion psikik kolektiv.

Argumenti tjetër i cili u publikua për herë të pa-rë në Simposiumin e mbajtur n♪7 Zagreb, është edhe gjetja e agjentit toksik Dimetilphosphoditionat (DM-PP) në 7-të epruvetat e mostrës së urinës nga fëmijët e helmuar në Kosovë. Ky insekticid u zbulua nga prof. dr. Franjo Pllavshiq, ekspert i Biokimisë në Zagreb.

Një dëshmitar shumë autoritativ dhe ish kryetar i Jugosllavisë dhe së fundi ish-kryetar i Kroacisë, z. Stjepan Mesiq, gjatë një vizite në SHBA, e prezantoi raportin e tij “The participation of Yugoslavia in chemical armament” (Pjesëmarrja e ish-Jugosllavisë në armatimin kimik). Sipas gazetës “Borba” të dt. 26.09.1991 ai ka deklaruar: “Gazra të rrezikshme luftarake u përdoren kundër popullatës shqiptare në Kosovë“. Fakti që Kosova në dokumentacionin e dëshmive në GJND nuk e bashkëngjiti dhe akuzën ndaj Serbisë për helmimin e popullatës së saj, në mars të vitit 1990,

tregon qartë për një lëshim të pafalshëm. Shumë shpesh kam shkruar për helmimet dhe

i kam bërë apel lidershipit kosovar për të punuar në këtë drejtim, mirëpo kurrë nuk

kam marrë përgjigje pozitive.

E kam shkruar edhe nje letër të hapur vitin e kaluar, drejtuar kryetarit Sejdiu, kryeministrit Thaçi dhe kryeparlamentarit Krasniqi, ku sugjeroj që kjo temë të riaktualizohet dhe të ngrejmë padi ndaj shtetit serb për krimin e bërë si dhe të futet në dokumantacionin e Kosovës për GJND në Hagë. Edhe kësaj rradhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Të gjithë dokumentacionin faktografik (video xhirime, dokumente...) lidhur më këto

ngjarje i kam ruajtur me kujdes të madh gjatë djegieve dhe luftës së përgjakshme te vitit 1999 në Gjakovë.

Jemi treguar të paaftë në prezantimin dhe sistemimin e fakteve mbi krimet serbe të bëra ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Një pjesë të madhe të fajit e kanë dhe mediat të cilat shumë pak i kanë kushtuar hapësirë kësaj tragjedie.

Serbët çdo ditë sajojnë gënjeshtra në dëm të shqiptarëve dhe zhvillojnë luftë speciale propagandistike, kurse ne kemi fakte dhe heshtim !!!

Lidhur më këtë ngjarje është shkruar edhe një libër shume interesant nga suedezi Joran Wassenius, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe promovimi i librit është bërë në maj të vitit të kaluar. Autori Wassenius , një periudhë të gjatë ka hulumtuar dhe ka zbuluar shumë argumente në favor të tezës së helmimeve. E kam pasur fatin të jem bashkëpunëtor i tij i ngushtë gjatë shkruarës së librit.

Në mars, të këtij viti, bëhen 20 vjet nga ngjarja tragjike e helmimeve në Kosovë. Unë nuk do të ndalem në asnjë moment nga rruga që kam zgjedhur deri në sensibilizimin dhe ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje.

Jam thellë i bindur në të vërtetën shkencore të helmimeve në Kosovë. Shteti i

Serbisë duhet të japë llogari dhe përgjegjësi edhe për këtë krim monstruoz që e ka

bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pres përkrahje institucionale dhe bashkëpunim serioz te shtetit të Kosovës për veprimet e mëtejme.

Në nivel shteti duhet të krijohet një komision me ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët duke u bazuar në materialet faktografike, do ta përpilojnë një kumtesë zyrtare ku do të thuhet e vërteta e plotë për helmimet në Kosovë dhe do të demantohet raporti i turpshëm i prof. dr. Radovanoviç.

Jemi shtet i pavarur dhe duhet të veprojmë me arsye të shëndoshë për hir të gjeneratave që vijnë dhe shkruarjes së drejtë të historisë.

KOMENTE