Tiranë, 23 mars 2011, NOA – Pas mbledhjes së përjavvshme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha u nis sot drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, i cili do të mbahet nesër në Kështjellën Bouchout, në Meise. Zyra e shtypit e qeverisë bën me dije se në këtë samit të PPE-ve do të marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së.
Pjesëmarrës do të jenë edhe presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barosso dhe ai i Parlamentit Europian dhe Jerzy Buzek.
Samiti, do të drejtohet nga Presidenti i PPE-ve Wilfried Martens dhe i paraprin mbledhjes së KiE-s.
Partia Popullore Europiane aktualisht ka 15 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian.
Aty bëjnë pjesë Kryeministri i Hungarisë Viktor Obran, Presidenti i Belgjikës Yves Leterme, Presidenti Francez Nicolas Sarkozy, Kryeministria e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Luksenburgut Jean-Claude Juncker, Kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, Kryeministri i Lituanisë Valdis Dombrovskis, Presidenti i Rumanisë Taraian Basescu, Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, Kryeministri i Lituanisë Andrius Kubilius dhe Kryeministri i Sllovakisë Iveta Radicova.
mit/NOA