English

Kuçi: Limaj të respektohet nga EULEX, por të respektojë drejtësinë

Prishtinë, 23 mars 2011, NOA- Qeveria e Kosovës është shprehur pasditen e sotme lidhur me akuzat e ngritura ndaj deputetit të PDK-së Fatmir Limaj dhe fletëarrestin e lëshuar nga ana e EULEX ndaj tij.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha se, ashtu si të gjithë edhe Limaj duhet të respektoj ligjet dhe Kushtetutën e vendit duke iu nënshtruar atyre.

Ai shtoi se Limaj ka qenë shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë, por natyrisht edhe ai i ka të drejtat ligjore të cilat duhet të respektohen nga EULEX-i.

Ndonëse u përfol për një përcarje mes të akuzuarit për krime lufte Fatmir Limaj dhe PDK-së e qeverisë, Kuçi i hodhi poshtë këto zëra, duke thënë se marrëdhëniet janë si më parë.

a.y/NOA

KOMENTE