English

Mania në kërkim të bukurisë dhe rinisë, Botox vajzës 8 vjeçe:”Do të jetë një superstar”

Birmingham, 23 Mars –NOA- Ashtu si vajzat e tjera të moshës së saj Britney Campbelli pëlqen të vallëzojë si Lady Gaga të trukohet, të luajë dhe të argëtohet. Por mënyra e të menduarit të tetëvjeçares shkon përtej të lyerit me buzëkuqin e nënës së saj. Një herë në tre muaj vajza e vogël ulet në sediljen e estetistes për të injektuar Botox në fytyrën e saj.

Estetiste është vetë nëna e saj, Kerry, 34 vjeçe nga Birmingham,e cila blen online produktet e fundit kozmetike për ti injektuar mbi ballin, buzët dhe rreth syve të vajzës. Kerry beson se këto ndërhyje estetike i lejojnë fëmijës që të bëhet një yll.

"Ajo që unë jam duke bërë për Britney lejon që një ditë ajo të bëhet një këngëtare ose të një modele, si dhe të ketë për një kohë të gjatë një fytyrë të freskët e pa rrudha.

“Unë jam e sigurt se njerëzit do të thonë se është ky është një veprim i pamatur, por Botox-in unë e provoj vetë më përpara”- thotë Kerry - Unë dua që Britney të ketë një fillim të veçantë në jetë, kështu që do ta ketë më të lehtë që të bëhet një superstar." Vajza bën trajtime interesante. Së shpejti unë do ti ribëj hundën dhe gjoksin që të bëhet një yll i vërtetë. Çdo natë i kontrolloj nëse ka rrudha të reja, kur gjej një i bëj injeksione më shumë".

Nëna e mbron veten ndaj kritikave: "Në atë që unë jam duke bërë nuk ka asgjë të paligjshme".

Kerry nuk është nëna e vetme që do një vajzë për tërë jetën pa rrudha. Në Amerikë, kjo sjellje është duke u bërë një tendencë , veçanërisht për vajzat që marrin pjesë në konkurse bukurie.

a.e./NOA

KOMENTE